FOTO/ Këngëtarja Adelina Tahiri merr një super-dhuratë

Showbiz

Këngëtarja nga Shkupi, Adelina Tahiri, pak orë më parë ka postuar një foto të “dashurisë së saj të re”. Bëhet fjalë për një makinë super luksoze të tipit “Porsche Cayenne”.

Duhet thënë se kjo është një nga dhuratat, që të gjithë do të donim të merrnim një ditë, të cilën Adelina e ka bërë të vetën.

Nuk dihet ende nëse këngëtarja e ka blerë vetë apo ia kanë dhuruar. “My new baby”,- shkruan Tahiri në një foto të postuar në Instastory.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëse do t’i binim pak lapsit na duhet ta pranojmë se “bukuroshja” e Adelinës ka kushtuar shumë. Por pavarësisht këtij fakti, në të tilla raste ia vlen të thuash: Adelina, ta gëzosh!

ME TE LEXUARAT