Pasaporta diplomatike për Kombëtaren? Abrashi: Nuk ma njohin, përdor zviceranen
Kualifikimi i Shqipërisë në Europian u shoqërua jo vetëm me një shpërblim që dha Qeveria e Shqipërisë, por edhe me të tjera tituj e nderime. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, mundësoi për lojtarët e Kombëtares dhe stafin e trajnerëve pajisjen me pasaporta diplomatike. Dokument identifikimi me privilegje në pikat e kalimit kufitar.
Mirëpo, një prej futbollistëve kuqezi ka rrëfyer se jo gjithmonë i gjen dyert e hapura me këtë dokument. Amir Abrashi, në një deklaratë të dhënë për “badischezeitung.de”, ka bërë me dije se përdor të tjera “truke” kur ky dokument nuk e ndihmon.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Më ndodh gjithmonë që duan të shohin një tjetër dokument, sa herë që paraqes pasaportën diplomatike të Shqipërisë”, ka treguar shqiptari. Sipas tij, ka shumë punonjës në aeroporte që nuk e njohin atë, për të cilën kërkojnë dokumente shtesë për ta vërtetuar rregullsinë e saj.
“Në çdo moment, u tregoj pasaportën zvicerane për të shmangur çdo pengesë”, ka deklaruar Abrashi. Mesfushori i Fraiburgut është një prej futbollistëve që kanë dyshtetësi, konkretisht atë helvete krahas pasaportës shqiptare./panoramasport/