SHBA i tregon forcën Rusisë, sjell në Europë helikopterë e kamionë ushtarakë

Ushtria amerikane ka filluar zbarkimin e dhjetëra helikopterëve të llojit “Chinook”, “Apache”, dhe “Black Hawk”, në një port në veri të Gjermanisë, prej ku do të barten në një bazë në Bavari.
Agjencia e lajmeve e Gjeramnisë “DPA” raportoi sot se 94 helikopterë dhe disa kamionë të Brigadës 10 të Aviacionit Luftarak të Neë Yorkut, janë dërguar në portin e Bremerhaven.

Shumica e pajisjeve ushtarake do të dërgohen në bazën ushtarake në qytetin Illesheim, por sipas DPA-së, disa do të dërgohen në Lituani dhe Rumani.

Vendosja është pjesë e misionit “Operation Altantic Resolve”, i cili parasheh prezencën e vazhdueshme të brigadës së ekipit luftarak të blinduar të SHBA-së në Evropë, transmeton Express. Ky mision ka për qëllim t’iu ofrojë ndihmë aleatëve të shqetësuar si Polonia dhe aleatëve të tjerë të NATO-së, për shkak të një Rusie luftëdashëse.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kapen në flagrancë me kokainë të fshehur në banane, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar nga policia spanjolle pasi dyshohet se transportonin një ...