Zbulohen 7 thasë me kanabis të fshehur në një banesë të braktisur në Pukë

1
Kliko per me shume info

Policia e Pukës ka gjetur 7 thasë me lëndë narkotike kanabis mbrëmjen e sotme.

Njoftimi i policisë tregon se droga u zbulua në një banesë të braktisur gjatë një aksioni të policisë në fshatin Dom në njësinë administrative Gjegjan.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e poseduesve të lëndës narkotike si dhe për peshimin e kanabisit të sekuestruar.
Aksioni vijon ende, ndërsa për momentin policia e Pukës nuk ka dhënë ende informacion zyrtar.
Gjatë verës së vitit të kaluar zona e Gjegjanit në Pukë ishte një nga zonat problematike për kultivimin e kanabisit.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here