"Standard & Poors" vlerëson borxhin e Shqipërisë me "B+"

Aktualitet

"Standard & Poors" e vlerëson si të qëndrueshëm borxhin e Shqipërisë.

Në vlerësimin final që kjo agjenci ka dorëzuar në Ministrinë e Financave, dhe që do të publikojë në datën 3 shkurt, klasifikimi i borxhit të vendit është B+.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rankimi është i pandryshuar me atë që agjencia publikoi në prill të vitit të fundit. S&P komenton pozitivisht trajektoren rënëse të borxhit dhe ruajtjen e raportit të deficitit fiskal në buxhet.

Sipas S&P megjithëse janë bërë hapa pozitivë niveli i borxhit mbetet i lartë dhe maturiteti mesatar i tij prej 580 ditësh është i shkurtër.

Duket se është e nevojshme të kryhen reforma strukturore në drejtim të forcimit të institucioneve, zbatimit të ligjit, të drejtës së pronës, klimës së biznesit si dhe të luftohen fenomenet negative si korrupsioni.

Në fund të raportit theksohet si shqetësues fakti i nivelit të lartë të kredive me probleme, element i cili ul besueshmërinë për bankat.

ME TE LEXUARAT