Rreth 200 njerëz në rrugë, çfarë po ndodh në Elbasan? (Foto)

Soft

Në Shqipëri cdo ditë ndodhin gjëra të cuditshme, duke i dhënë shumë rëndësi, pa qenë nevoja.

Një portofol i humbur është denoncuar para pak momentesh në Elbasan dhe aq është dashur që rreth 200 persona të presin kriminalistikën për të zgjidhur çështjen.

Shqetësimi vjen nga një qytetar që ka rreth tre orë i bllokuar bashkë me 200 personat e tjerë në linjën e autobusëve Elbasan-Tiranë. Asnjë autobus nuk niset pasi priten të vijnë ekspertët.

Patjetër që hetimet duhet të zhvillohen sipas rregullave, por që punonjësit e shtetit të cilët paguhen nga taksat e qytetarëve të vonohen rreth tre orë për të kryer detyrën e tyre, është thjesht e paimagjinueshme!

ME TE LEXUARAT