1948 – Dënimet me vdekje të grupit të dytë të deputetëve

nga Kastriot Derivishi (*)
Më 22.1.1948 Gjykata e Lartë Ushtarake dha vendimin kundër grupit të dytë të deputetëve, disa prej të cilëve u dënuan me vdekje.
Para se të kryhej ekzekutimi, të dënuarit iu drejtuan me lutje të veçanta Presidiumit të Kuvendit Popullor, organit kolegjial që ishte në rolin e kryetarit të shtetit.

Para shqyrtimit të kërkesave, në mënyrë të fshehtë, ministri i Mbrojtjes Kombëtare iu drejtua Presidiumit duke i kërkuar refuzimin e faljes së jetës së të dënuarve me vdekje.

Ndër të dënuarit ishte edhe Surja Selfo, ish mik dhe shok i E.Hoxhës. Në pleqëri të thellë, diktatori shkroi (gënjeu siç bënte zakonisht) se pushkatimi i Selfos ishte punë e Koçi Xoxes.

Kjo që shihet në dokument është nënshkrimi i E.Hoxhës me të cilën kërkon refuzimin e faljes së jetëve të personave të dënuar me vdekje.
(*) Ish-drejtor i Arkivit ne Ministrine e Brendshme

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbulohet leja e qarkullimit që mban firmën e Kelmend Balilit, ja detaji që bëri përshtypje (Foto)

Një leje qarkullimi që mban firmën e personit në kërkim ndërkombëtar, Kelmend ...