17-vjeçari vdes në oborrin e shkollës, flet shoku: Ju them të vërtetën, tmerrin që pamë

Kliko per me shume info

Një nxënës nga Elbasani ka gjetur vdekjen në oborrin e shkollës “Ali Myftiu”. Fillimisht nga policia u tha se, i riu ka rënë nga muri i shkollës me kokë dhe kjo i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme, deklaratë kjo që u ndryshua pak minuta më pas.
Ndërkohë një nga miqtë e 17-vjeçarit L.S., i cili ishte i pranishëm në vendngjarje ka thënë se shokut të tij i ra të fikët dhe më pas ka folur për tmerrin që ka përjetuar ndërsa e shihte duke dhënë shpirt e ambulanca nuk dukej gjëkundi.
Mesazhi:
“Përshendetje JOQ! Sot në shkollën “Ali Myftiu”, në Elbasan ka ndodhur një incident, i cili për shkak të vonesës së madhe përfundoi me vdekjen e shokut tonë vetëm 17 vjeç. Atij i ra të fikët në orën 10:30 të mëngjesit. Pa e ditur se çfarë kishte jemi munduar t’i japim ndihmën e parë dhe në të njëjtën kohë kemi njoftuar menjëherë ambulancën. Fillimisht nuk e hapi e pas disa telefonatash vetëm vononte duke pyetur se çfarë ka, ndërsa ne i thonim që ishte urgjente. Kemi përjetuar tmerr për 25 minuta duke pritur, më pas kemi gjetur taksi dhe jemi nisur për në urgjencë, por ai nuk ia doli. Nëse ambulanca do të kishte ardhur në kohë, shoku im do të kishte shpëtuar, ndërsa ajo erdhi fiks pas 40 minutash, kur çdo gjë kishte mbaruar, ai kishte vdekur.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here