Parashikimi i motit për sot, 17 shkurt 2017

Soft

Deri në mesditë, zonat jugore dhe qendrore do të dominohen nga kthjellime e vranësira kalimtare ndërsa vranësira më të dukshme do të ketë në zonat veriore-verilindore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë më tej kushtet atmosferike duke bërë që pjesa më e madhe e territorit të dominohet nga kthjellimet, por gjatë natës do të ketë shtim të vranësirave në të gjithë vendin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita nuk do të sjellë shumë ndryshim të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

ME TE LEXUARAT