I frikësohen sëmundjeve, reagon zyrtari iranian: Të sterilizohen punonjëset e seksit

Një zyrtar iranian, duke iu frikësuar sëmundjeve të shumta që i kanosen shoqërisë, ka kërkuar që të gjitha punonjëset e seksit dhe personat pa strehë mbi kokë në Teheran që janë të varur nga droga, të sterilizohen.
Udhëheqësi i Departamentit për Çështje Sociale dhe Kulturore në Zyrën e Guvernatorit të Teheranit, Siavash Shahrivar ka thënë se prostitutat duhet të “binden” që të sterilizohen.
“Ekziston një qëndrim, një realitet mbi të cilin pajtohen shumë OJQ dhe elita sociale, nëse një grua është e sëmurë dhe punonjëse seksi, e cila nuk ka asnjë vend ku mund të kalojë natën, ajo duhet sterilizuar me miratimin e saj apo edhe me forcë”, ka thënë sot Shahrivar për mediat iraniane.
“Rreth 20 % e tyre e kanë sëmundjen e SIDA-s që i bën edhe përhapëse të sëmundjeve”, ka thënë më tej Shahrivar.
Mediat e Iranit shkruajnë se në Teheran janë mbi 3 mijë gra pa strehë mbi kokë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Protestuesit e dënuar në Rusi, SHBA-ja ka një kërkesë

Shtetet e Bashkuara dënuan arrestimin e qindra protestuesve në Rusi dhe thanë ...