Zvicra në këmbë për Haradinaj, protest në Gjenevë e Shtuttgart

Kosovë&Rajon

Moslirimi i plotë i Haradinaj nga Franca ka revoltuar Zvicrën. Sot në Gjenevë do mbahet protestë kundër vendimit të gjykatës së Francës. Shoqëria “Lëvizja” thotë se ndalimi dhe mbajtja nën arrest e Ramush Haradinajt, është një akt politik dhe kërkon lirimin e menjëhershëm e të pakusht të tij.

Shoqëria “Lëvizja” gjithashtu fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e saj që t’i bashkohen kësaj proteste.

Protesta fillon nga ora 14:00, në këtë adresën Plaine de Plainpalais CH-1205 Geneve, njofton “Lëvizja” – Dega në Zvicër.

Edhe në Shtuttgart të Gjermanisë, bashkatdhetarët do të protestojnë për lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Protesta fillon në ora 13:00 në “70173 SCHLOSSPLATZ”.

ME TE LEXUARAT