Cana në kombëtare lajm i rremë. FSHF: Ja zëvendësi i ri i De Biasit
Disa website informative raportuan dje me buje se Lorik Cana kishte marre nje post drejtues ne kombetaren shqiptare.
Nje lajm i tille ne fakt ka qene i rreme. Diten e sotme Federata e Futbollist të Shqipërisë ka konfirmuar se italiani Marco Veronese është emëruar ndihmës i ri i trajnerit të kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Veronese kështu zë vendin e të larguarit Paolo Tramezzani, i cili mori drejtimin e Luganos.
Njoftimi i FSHF:
ZYRTARE: MARCO VERONESE, NDIHMESI I TRAINERIT DE BIAZI
FSHF ka zyrtarizuar mesditen e sotme kontraten me trainerin Marco Veronese, si propozim i trainerit De Biasi ne detyren e asistentit dhe ndihmesit te teknikut te perfaqesueses kuqezi. Veronese do te zere vendin e Paolo Tramezzanit i cili nderpreu ne fund te vitit te kaluar bashkepunimin e tij me FSHF, pasi u largua per te skuadra e Luganos. Kontrata e Marco Veroneses eshte pranuar nga Presidenti Duka dhe bashkepunimi me FSHF si ndihmes i De Biazit do te jete deri ne fund te Eleminatoreve te Boterorit me opsion qe me pas palet ta rishikojne serish. De Biazi dhe Veronese se afermi do te kene nje takim per te percaktuar planin e punes se hartuar nga vete Komisari Teknik i Kombetares Kuqezi. Prova e pare e Veroneses ne krah te De Biazit do te jete sfida me Italine ne 28 Mars.