Zjarr në një dyqan gazi në Shkodër, një i plagosur

Kliko per me shume info

Një dyqan i tregtimit të bombolave të gazit në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të diele, në një ngjarje të ndodhur në sheshin “Isa Boletini” të qytetit.

Si pasojë e flakëve ka marrë dëmtime shitësi i dyqanit, i cili është transportuar për në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, aty ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kliko per me shume info

Në vendngjarje mbërritën menjëherë zjarrfikësit, të cilët kanë mundur të vënë nën kontroll situatën. Ndërkohë që shkaqet e zjarrit ende nuk dihen./tch

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here