Një vit trajner i Realit, ja cfarë ka arritur Zinedine Zidane

Zinedine Zidane ka mbushur një vit në stolin e Real Madridit.

Në janarin e vitit 2016, presidenti Florentino Perez kishte shkarkuar Rafa Benitez nga stoli i trajnerit të Realit dhe në vendin e tij kishte emëruar legjendën Zinedine Zidane.

Ndonëse pati skepticizëm rreth francezit, ai i mbylli gojën të gjithë kritikëve duke fituar tre trofe në debutimin e tij si trajner.

Reali fillimisht u shpall kampion i Evropës duke triumfuar në Ligën e Kampionëve, më pas fitoi Superkupën e Evropës dhe në fund të vitit u shpall kampion i botës për klube.

Përveç këtyre trofeve Zidane ka edhe statistika të frikshme për kundërshtarët e tij. Në 53 ndeshje sa ka drejtuar Realin ai numëron 41 fitore, 10 barazime dhe vetëm dy humbje.

Aktualisht ‘Los Blancos’ janë në një seri prej 37 ndeshjes pa disfatë si dhe prijnë në La Liga si skuadra e parë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Agolli tallet më Italinë: Nuk i kishte bërë llogaritë me arbëreshët

Ansi Agolli është shfaqur në sallën e konferencave në stadiumin “Renzo Barbera” ...