FOTO/ Dy të rinj nga Shqipëria zhduken në Britani, Policia kërkon ndihmë

Kliko per me shume info

Dy të rinj nga Shqipëria janë shpallur të zhdukur në Britani. Adoleshentët janë Elton Nikolli dhe Han Oruci, të dy 16-vjeçarë që janë zhdukur prej muajsh.

Mediat britanike shkruajnë se ata janë parë për herë të fundit në nëntor të vitit të shkuar dhe që në atë kohë nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.

Kliko per me shume info

Elton Nikolli është parë më 11 nëntor 2016 për herë të fundit në Havant të Britanisë.

Ndërkohë, Han Oruci është parë për herë të fundit më 6 nëntor.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve britanikë nëse i kanë parë dy të rinjtë e zhdukur.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here