Zëdhënësi i Donald Trump: Ja për çfarë do të flasë ai

41
Kliko per me shume info

Asnjë provë e tanishme nuk duket të dëshmojë që hakerat rusë ndikuan sadopak në zgjedhjet presidenciale të Amerikës, tha zëdhënësi i Donald Trump, Sean Spicer, për shtypin. “Fakti që ne po dalim në konkluzione përpara se të kemi një raport final, tregon papërgjegjshmëri”, vijoi ai.

Presidenti Barack Obama dëboi 35 rusë të dyshuar si spiunë dhe vendosi sanksione ndaj dy agjencive të inteligjencës ruse javën e kaluar me qëllim përfshirjen e supozuar të tyre në rezultatet e zgjedhjeve elektorale mes Donald Trump dhe Hilary Clinton më datë 8 nëntor.

Kliko per me shume info

Gjatë fundjavës, Trump ka deklaruar se “di gjëra që të tjerët nuk i dinë” dhe do të zbulonte disa informacione mbi këtë temë të martën ose të mërkurën. Përveç kësaj, ai nuk tha detaje shtesë.

“Ai do të flasë për konkluzionet e tij dhe si i mendon ai gjërat,” Spicer tha për CNN. “Ai nuk do të japë asnjë lloj informacioni sekret që nuk duhet thënë.”


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here