Zëdhënësi i Putin: SHBA dhe Rusia “do t`ia kalojnë mirë”

Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin ka thënë sot se Kremlini shpreson që Putin dhe presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do “ia kalojnë mirë”.

Dmitry Peskov e ka bërë këtë deklaratë në Moskë një ditë pasi Trump e ka lavdëruar Putinin duke shtuar se ai dëshiron që të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë.

“Moska sinqerisht shpreson që presidentët tanë t’ia kalojnë mirë”, ka thënë Peskov. “Së paku Trump ka folur për gatishmërinë e tij për dialog”, ka shtuar ai.

Kjo, sipas tij, nuk do të thotë gatishmëri për tu pajtuar për gjithçka me njëri tjetrin.

“Kjo është pothuajse e pamundshme dhe Moska nuk po e pret këtë, por dialogu jep shpresë dhe mund të na ndihmojë të gjejmë mënyra të dalim prej situatave të vështira”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit.

Gjatë konferencës së parë përgazetarë pas fitores më 8 nëntor, Trump ka thënë: “Nuk e di nëse do ia kalojë mirë me Vladimir Putinin. Shpresojë që po. Por, ka mundësi që edhe nuk do ia kalojë mirë”.

Fitorja e Trumpit është hijezuar nga konkludimi i agjencive amerikane të inteligjencës që thonë se Putini ka urdhëruar sulmet kibernetike ndaj procesit zgjedhor amerikan me qëllim të diskreditimit të rivales demokrate të Trumpit, Hillary Clinton.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

E rëndë, shkrumbohet nga flakët stadiumi i klubit të njohur të futbollit

Një ditë më parë, stadium i klubit të njohur kinez Shanghai Shenhua ...