Zbulohet shkaku i vetëvrasjes, kush është 50-vjeçari që u mbyt në Liqenin Arificial(Emri)

Aktualitet

Një 50-vjeçar nga Tirana është gjetur pajetë në Liqenin Artificial. Mësohet se Edmond Ramushi prej disa kohësh ndodhej në një gjendje të rënduar psikologjike, nisur edhe nga situata e vështirë ekonomike që po kalonte, duke e shtyrë të vriste veten.

Sipas burimeve, 50-vjeçari Edmond Ramushi, para disa ditësh i ishte drejtuar një banke të nivelit të dytë për të kërkuar kredi, por kjo nuk i është aprovuar.

Më pas, në kushte të rënduara psikike ai i ka dhënë fund jetës. Burimet e policisë kanë njoftuar paraprakisht se rreth orës 11:20, kanë marrë një telefonatë tek numri i emergjencave 112, se një shtetas ka hyrë në brendësi të Liqenit Artificial.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menjëherë janë afruar shërbimet e Policisë, të cilët kanë gjetur trupin e pajetë në afërsi të Digës së Liqenit Artificial.

ME TE LEXUARAT