Zbardhet dëshmia e Odise Andrea: U dorëzova për t’i dal vetes për zot. Akuzat e pavërteta

Zbulohet dëshmia e burrit të ish-gjyqtares Majlinda Andrea, Odise Andrea një ditë pas dorëzimit të tij në polici. Ai ka hedhur poshtë akuzat që rëndojnë ndaj tij për ‘korrupsion pasiv’, duke shtuar se kishte ardhur në Shqipëri për t’i dal vetes për zot. Odise Andrea, i cili prej 7 muajsh ishte në kërkim, pohoi se shumicën e kohës ishte ne Itali.

“Erdha në Shqipëri dhe po vetëdorzohem para drejtësisë për t’i dal zot vetes pasi ato që janë thënë për mua kanë qenë të pavërteta. Të vërtetën do ta them unë. Gjatë këtyre muajve kam qenë me tepër në Itali”, tha ai.

VETEDOREZIMI NE POLICI
Ish-punonjësi i Kuvendit, Odhise Andrea u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme në policinë e Tiranës. Sëbashku me bashkëshorten e tij, e pezulluar nga detyra si gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë, ata akuzohen nga prokuroria për korrupsion, ndërsa ndaj Odhisesë ishte dhënë masa “arrest me burg” në mungesë. Ai akuzohet se ka luajtur rolin e sekserit në një çështje të bashkëshortes së tij, ku akuzohen se kanë përfituar 50 mijë euro për të dhënë vendim në favor të një shtetaseje, për njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit.

Në momentin që do ndaloheshin çifti u arratis nga vendi, por me sa duket Odhise Andrea ka vendosur të vetëdorëzohet, ndërsa ende nuk dihen arsyet. Prokuroria e Përgjithshme më 16 korrik 2016 zbardhi skemën e dhënies së parave si dhe personat e përfshirë në këtë skemë korruptive. Ndërsa vendimi që shkoi në favor të palës që paguar shumën në fjalë dhe është marrë më 12 korrik 2016, një ditë pasi u morën paratë. Për dosjen janë arrestuar edhe shtetasit Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Emrat, këto janë ilaçet që hyjnë kontrabandë në Shqipëri

Në farmacitë shqiptare tregtohen edhe barna të cilat janë të paregjistruara dhe ...