Xhemi Shehu habit Salsano Rapin me deklaratën e saj

20
Kliko per me shume info

Fillimisht ishte velina e “Fiks Fare”, më tej Xhemi Shehu u kthye në një prej moderatoreve kryesore të Top Channel. “Kjo ishte loja”, “E Diell” e më pas “Portokalli”, e megjithatë Xhemi Shehu nuk e di se çfarë bën akoma në television.

Shehu tregoi për herë të parë për publikun dhe kolegët e saj se e mendon gjithmonë të tërhiqet nga televizioni, sepse asnjëherë nuk i ka pëlqyer fama.

Kliko per me shume info

“Është shumë e çuditshme që jam ende në televizion, sepse jam natyrë e rezervuar, nuk më pëlqen të jem në qendër të vëmendjes.“, pohoi ajo e ftuar ne “Pasdite ne Top Channel”, bashke me Salsano Rrapin dhe Alban Dudushin.

Ajo kujtoi audicionin e parë që i hapi dyert e Top Channel. Në vitin 2003, ajo konkurroi për të qenë velinë e “Fiks Fare” dhe u zgjodh mes dhjetëra vajzave nga e gjithë Shqipëria. Që atëherë, ka qëndruar gjithmonë në Top Channel. Por përherë ka qenë në dilemë; para çdo sezoni mendonte se do të ishte hera e fundit në televizion, dhe kështu mendon edhe për sezonin e ri.

“Për çdo program që kam prezantuar, kam thënë ky do të jetë i fundit. Kështu them edhe për këtë sezon.”

Kjo habiti edhe bashkëmoderatorin Salsano Rrapi, i cili shprehu çudinë duke thënë se ishte hera e parë që po e dëgjonte. Gjithashtu, vuri në dukje se të punosh me Xhemin është shumë e thjeshtë, pasi është një njeri që nuk i ndërlikon gjërat.

Xhemi shpjegoi se për të mos qenë e ekspozuar ndaj vëmendjes publike, zgjedh të postojë rrallë në rrjetet sociale dhe të mos i ndjekë eventet e ndryshme ku ftohet në Tiranë. Ajo është nënë e dy djemve, Martini dhe Gabrieli.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here