Vrau kushuririn për një plep, burgimi i përjetshëm i ulet në 35 vite kavajsit

Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e sigurisë për Xhavit Saraçin 55 vjeç nga burgim i përjetshëm. 55-vjecari i cili akuzohet për vrasjen me armë zjarri të kushëririt të tij Ismet Xhani 28 vjeç, përfitoi ulje dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar duke u dënuar me 35 vite burg. Ngjarja ka ndodhur në 04.01.2016 në fshatin Luz i Madh të Kavajës, pas një konflikti për prerjen e një peme.
NGJARJA
Në datë 04.01.2016, Komisariati i Policisë Kavajë është vënë në dijeni në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në fshatin Luz i Madh Kavajë. Kështu nga kryerja e veprimeve të para hetimore ka rezultuar se është vrarë me armë zjarri shtetasi Ismet (Isuf) Xhani si edhe është tentuar të vritet shtetasi Marjo Xhani. Ngjarja ka ndodhur pas nje konflikti per motive të dobëta ku viktima Ismet Xhani dhe shtetasi Mario Xhani kishin prerë një dru plepi i cili sipas autorit Xhevat Saraçi ndodhej në tokën e tij.

Kështu nga tërësia e materialit hetimor të administruar në fashikull rezulton se viktima Ismet Xhani, kushëriri i tij Marjo Xhani dhe autori Xhevat Saraçi janë bashkëfshatar mes tyre, banojnë në të njëjtën lagje, zone, si edhe kanë lidhje farefisnore mes tyre. Ditën e ngjarjes viktima Ismet dhe kushëriri i tij Marjo Xhani kanë shkuar tek tokat e tyre në fshatin Luz i Madh për të prerë dru.

Gjatë kohës kur kanë qënë duke prerë drutë aty është afruar shtetasi Xhevat Saraçi dhe i ka kërkuar të mos prisnin drutë apo t’i hidhnin në tokën e tij. Sipas shtetasit Mario Xhani konflikti ka ndodhur ekzaktësisht për një pemë plepi që ndodhej në tokën e babait të tij të cilën autori Xhevat i ka kërkuar të mos e prejnë. Gjatë kësaj kohe është zhvilluar një debat me fjalë mes tyre në lidhje me mosprerjen e plepit apo edhe mos hedhjen e druërve në tokën e Xhevat Saraçit.

Pas këtij momenti ky i fundit është larguar, ka shkuar në shtëpi, ka marë armën e krimit dhe ka dalë në rrugën kryesore të lagjes në kohën kur viktima Ismet dhe shtetasi Mario kanë qënë duke kaluar me karrocën e dorës të ngarkuar me dru. Pikërisht në momentin kur autori Xhevat Saraçi i ka pasur viktimën dhe shtetasin Mario përballë ka qëlluar në drejtim të tyre dhe fillimisht shtetasit Mario Xhani ku ndërkohë viktima Ismet Xhani i është hedhur për ta mbrojtur, por autori ka vazhduar të qëllojë dhe si pasojë viktima Ismet Xhani është goditur në kokë duke gjetur vdekjen dhe shtetasi Mario Xhani ka shpëtuar.

Pas kësaj autori ka shkuar në kasollen pranë banesës së tij, ka fshehur armën e krimit dhe ka dalë në rrugë ku është bërë edhe kapja e tij nga efektivët e policisë sipas edhe proçesverbalit të kapjes në flagrancë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Erion Veliaj ka një kërkesë për qytetarët e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e nesërme (E diel) ...