Vrasja e shqiptarit në sy të vajzës në Gjermani, gjendet motori i atentatorëve

81
Kliko per me shume info

Dy persona të paidentifikuar ekzekutuan një 46-vjeçar shqiptar mbrëmjen e djeshme në qytetin gjerman të Visselhëvede. Diten e sotme, policia ka gjetur motorin që kanë përdorur atentatorët.

Sipas mediave gjermane, motori tip “Kavasaki” është gjetur në qytezën Bad Fallingbostel pas një restoranti “Mc.Donald”, i fshe hur në një shkurre, ndërsa ende policia nuk ka ndonjë të dhënë tjetër për autorët.

Kreiszeitung.de, ka dyshime të forta që edhe autorët e krimit mund të jenë shqiptarë, ndërsa krimi dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje.

Kliko per me shume info

Shqiptari u ekzekutua paraditen e djeshme, ndërsa merrte vajzën nga shkolla, kur dy persona me motor iu afruan dhe e qëlluan me armë. Vajza e tij ka parë gjithë skenën e krimit dhe ndodhet në gjejnde të rëndë psikologjike në spital.

Viktima kishte punuar më parë në një diskotekë në Shqipëri dhe gjatë kësaj kohe, ai ka rrahur një të ri, i cili më vonë ndërroi jetë. Për këtë veprim shqiptari u dënua me një vit burg dhe pasi kreu dënimin kërkoi azil në Gjermani.

Sipas policisë gjermane motivi i kësaj ngjarje mendohet të jetë hakmarrja, ndaj dhe hetimet janë përqëndruar në këtë pistë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here