Vrasja e ambasadorit rus në Ankara, në pranga dy të dyshuar

Bota

Arrestohen dy persona të dyshuar, përfshirë një zyrtar policor, në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus, Andrei Karlov.

Një gjykatë në Ankara urdhëroi sot arrestimin e policit Sercan Baser dhe të një shitësi të identifikuar si Enes Asim Silin, raporton rel.

Dy të dyshuar të tjerë janë urdhëruar të mos lënë qytetin derisa hetimet vazhdojnë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Karlov është qëlluar për vdekje më 19 dhjetor në një galeri artesh në Ankara nga Mevlut Altintas, polic që në kohën e sulmit ka qenë jashtë detyrës.

Altintas ka brohoritur “Mos e harroni Alepon” dhe fjalë të tjera që dukej se i referoheshin përfshirjes së Rusisë në luftën civile në Siri.

Rusia dhe Turqia kanë mbështetur palë të kundërta në këtë luftë, por tani janë duke mbështetur bashkërisht bisedimet për paqe.

ME TE LEXUARAT