Ja për kë votoi De Biazi në çmimin e “Lojtarit më të mirë të FIFA-s”

Kliko per me shume info

Ansi Agolli në cilësinë e kapitenit të Kombëtares Shqiptare dhe Xhiani De Biazi si trajner i kuqezinjve, ishin dy njerëzit që përfaqësuan Shqipërinë në votimin e “Lojtarit më të mirë të FIFA-s”. Pak orë pas zbardhjes së rezultateve, u publikuan edhe listat me preferencat e përfaqësuesve të të gjitha vendeve anëtare në organizatë dhe padyshim që vëmendja e shqiptarëve shkon fillimisht tek dy përfaqësuesit e Kombëtares Kuqezi.

Xhiani De Biazi e ka dhënë preferencën e parë për portierin italian, Xhianluixhi Bufon, ndërsa 3 pikë i çoi në adresë të Kristiano Ronaldos shkruan “Supersport”. Vendi i tretë në podiumin e De Biazit shkoi për Lionel Mesin, i cili përfitoi vetëm 1 pikë nga drejtuesi i stolit të Shqipërisë. Ndryshon disi vendimi i kapitenit Ansi Agolli, vota e parë e të cilit me 5 pikë shkoi për Kristiano Ronaldon që pasohet nga Lionel Messi dhe Antoni Griezman. Një zgjedhje që reflektohet edhe në klasifikimin përfundimtar të FIFA-s pasi portugezi u shpall fitues, i ndjekur nga argjentinasi dhe francezi.

Kliko per me shume info

Interesant është edhe votimi i Kristiano Ronaldos që nuk zgjodhi asnjë lojtar të Barcelonës, ndërsa në vend të parë preferoi Garet Bejl. Në krahun tjetër, Mesi e ndërtoi podiumin e tij me treshen e Barcelonës, Luis Suarez, Nejmar, Andres Iniesta. Ndërkohë, Manuel Neuer zgjodhi treshen Kroos-Oezil-Levandovski, ndërsa Serxhio Ramos surprizoi me votimin e tij ku Lionel Messi figuron si zgjedhje e dytë. 14 trajnerë nga lista e gjatë nuk kanë zgjedhur në preferencat e tyre të para asnjë nga finalistët. Njëri prej tyre është edhe Joakim Lëv që ka preferuar ta shpërndajë votën mes Kroos, Oezil dhe Myler.  E veçantë edhe zgjedhja e trajnerit të Kilit, Juan Antonio Pizzi, i cili zgjodhi në vend të parë lojtarin e kombëtares së tij, Aleksis Sançez, ndërsa dy vendet e tjera i ka lënë bosh.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here