“Për çfarë më bini në qafë?”, momenti i kapjes së grabitësit të BMW-së

Aktualitet
“Për çfarë më bini në qafë?”,

Kapet brenda 30 minutash autori i vjedhjes së një automjeti. Arrestohet në flagrancë autori, person me precedent të mëparshëm me tendencë në fushën e vjedhjes.

Bllokohet ne cilësinë e provës materiale automjeti tip "BMW", që kishte vjedhur autori.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rreth orës 13:44, ka ardhur një telefonat në numrin e emergjencave 112, se në zonën e njohur si Poligrafiku, tek një servis automjetesh është vjedhur një automjet tip "BMW".

Menjëherë janë angazhuar shërbimet e Policisë së Tiranës, ku rreth orës 14:10, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, në Laprakë, kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

- Niko Zaimi, 31 vjeç, Banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Vjedhje"

Ky shtetas, ka përfituar nga momenti që mekanikët e kishin lënë automjetin tip "BMW", të ndezur në hyrje të servisit dhe e ka marrë duke u larguar me shpejtësi.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Vjedhja" parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT