Vjen ndryshimi i shumëpritur në WhatsApp

Aplikacioni Whatsapp ka sjellë një risi që të gjithë përdoruesit e kanë pritur.

Pas publikimit të lajmit se mund të dërgoni mesazhe dhe kur nuk keni lidhje interneti, tashmë rrjeti më i madh i mesazheve fokusohet tek mesazhet që pendoheni që i keni nisur, apo i keni nisur gabim dhe doni t’i fshini.

Kliko per me shume info

Në versionin e tij Beta, pra jo përfundimtar, është tashmë funksioni që e fshin mesazhin nëse ai që i dërgohet nuk e ka parë ende. Për alternativë është e mundur të modifikosh edhe tekstin e mesazhit.

LEXO EDHE:  Bugatti Veyron, e para në botë nga porcelani

Ky funksion aktualisht përdoret në platformën Telegram dhe BBM të BlackBerry. Ndërkohë Whatsapp ka paralajmëruar se do të shtojë edhe një opsion tjeter.

WhatsApp do të fusë edhe “gjurmimin” e miqve, për të lehtësuar takimet apo eventet e personave në grup. Përdoruesit mund të zgjedhin të tregojnë vendndodhjen e tyre në kohë reale.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here