Vjen lajmi që të gjithë prisnim, ja kur do të rriten temperaturat

Kjo fundjavë do të jetë më e ftohta deri më tani, por pas saj nisin rritjet e temperaturave në të gjithë vendin.

Sipas meteorologes Lajda Porja, veriu i Shqipërisë do të mbetet i kërcënuar nga ngricat, pasi temperaturat do jenë në -8 gradë celsius.

Këto janë vlerat normale të dimrit në veri dhe verilindje të vendit. Më e normalizuar do të jetë temperatura edhe në pjesën tjetër të Shqipërisë.

Për të gjithë ata që iu trembën uljeve të temperaturave deri në -20 gradë celsius, Porja tregon se kryeqyteti nuk e kaloi vlerën -6 gradë celsius.

Në verilindje të vendit termometri shënoi – 16 gradë, ndërsa në juglindje -10 deri -13 gradë celsius. Nga zonat bregdetare Velipoja dhe Lezha ishin më të ftohtat me -3 deri në -4 gradë celsius.

Zonat verilindore kanë patur edhe reshjet më të dendura të dëborës, 20 deri 30 cm në qytet dhe 40 deri 50 cm në fshat.

E hëna sjell rritje te lehta te temperaturave, rritje që bëhet e ndjeshme mesditën e së mërkurës. Reshjet rikthehen në zonat malore, kryesisht në zonat lindore në datat 10-11 janar, por në sasi të pakta.klan

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Naftëtarët në Fier në protestë kundër transferimit në Ballsh

Një protestë është nisur sërish nga punëtorët e e rafinerisë së naftës ...