Viroza gripale/ Ja çfarë thotë epidemiologu për javën e ardhshme

Kliko per me shume info

“Nuk ka vend për panik. Situata gripale në vend nuk është e rrezikshme. Pritet që nga java që vjen të kemi një trend të rënieve të rasteve”. Kështu deklaroi gjatë Artan Simaku, Epidemiolog në Institutin e Shëndetit Publik në rubrikën ‘Opinon’ në “News24”.
Ai bëri thirrje se nuk ka vend për panik, pasi situata është nën monitorim dhe gjithçka është në kontroll. Në një kohë kur thuhet se numri i të prekurve nga virusi ka arritur në 18 mijë, Simaku bëri të ditur se Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion vaksinën anti-grip, për të gjithë popullatën.

Po ashtu ai bëri të ditur se bazuar në të dhënat e ISHP, pritet që vala e të prekurve nga ky virus të ulet në javët në vijim, por asgjë nuk mund të parashikohet me gripin.

Kliko per me shume info

“Vaksina do të ofrohet falas nga Ministria e Shëndetësisë. Nuk ka vend për panik, dhe situata nuk është e rrezikshme. Nuk do të ketë më rritje të numrit të të prekurve. Pritet që nga java që vjen të kemi një trend në rënie të rasteve. Tani është piku i qarkullimit të gripit. Një nga metodat e parandalimit është vaksinimi. Personat më të rriskuar janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëne dhe personat me sëmundje kronike. Përveç gripit ka dhe viruse të tjera, siç është virusi aspirator, që ka klinikë të ngjashme, por më i rëndë. Vaksina e gripit, ndryshe nga të gjerat, duhet të bëhet çdo vit. Pasi çdo vit viruset pësojnë ndryshime të ndryshme gjenetike. Gripi pritet që të ketë një rënie në javët në vijim. Por asgjë nuk është e parashikueshme, pasi varet dhe nga temperaturat. Klima e ftohtë e favorizon përhapjen dhe popullata duhet të ketë kujdes. Gjëja e parë që një person duhet të bëj është që të paraqitet direkt tek mjeku i familjes. Të shmang shkuarjen në farmaci. Numri i rasteve është më i lartë sesa vitin e kaluar. Këtë vit u rritën mbi aktivitetin normal sezonal. Nuk ka ndryshim tjetër nga viti i kaluar përveç shtimit të rasteve.”, thekson Simaku.

Po ashtu, epidemiologu theksoi se deri më tani nuk ka asnjë rast të personave të prekur nga gripi në gjendje të rëndë, por vetëm ata që vuajnë nga sëmundje të tjera kronike. “ISHP monitoron çdo ditë personat në gjendje të rëndë që janë shtruar në spitale. Monitorojmë shtrimet dhe repartin e Kujdesit Intensiv. Këta persona janë të shtruar dhe me diagnoza të tjera. Nuk janë vetëm me grip. Jo se janë raste të gripit.”, përfundoi ai. /BalkanWeb/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here