Viktima e tretë nga i ftohti në Shqipëri, roja i pallatit gjendet i ngrirë

Regjistrohet viktima e tretë nga të ftohtit ne Shqiperi. Pas vdekjes se personit te pare ne Durres, dhe viktimes se dyte ne Sarande, në Lushnje një roje pallati u gjet i ngrirë nga banorët.

Viktima, sipas policise, është 52 vjeçari Bashkim Çepa nga Golemi, por që punonte në Lushnjë si roje pallatesh.

Kane qene banorët e pallatit që njoftuan policinë, e cila më pas bëri dërgimin e trupit të pajetë në morg.
Një ditë më parë një i pastrehë, 53 – vjeçari Leonard Beqiri është gjetur i pajetë në lagjen 2 të qytetit të Sarandës, në një banesë të improvizuar.

Tri dite me pare në Durrës një 38-vjeçar i pastrehë gjithashtu ndërroi jetë. Moti i keq vazhdon të vërë në rrezik jetë njerëzish në Shqipëri, sidomos të pastrehëve.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Veliera” në Durrës, zbulohen tri varre të periudhës së Mesjetës

Punimet për sheshin “Veliera” kanë nxjerrë në dritë ndoshta një nga zbulimet ...