Viktima e parë nga i ftohti, një i vdekur në Durrës, policia flet për ngjarjen

59
Kliko per me shume info

Një i pastrehë është gjetur i vdekur ditën e sotme në Durrës. Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve kanë shënuar kështu viktimën e parë në qytetin bregdetar.

I ndjeri njihej në qytet si një endacak me emrin Beni dhe është gjetur nga qytetarët në lagjen 17, jashtë, i mbledhur nga i ftohti.

Kliko per me shume info

Policia lokale nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar mbi ngjarjen, por paraprakisht deklaron se është gjetur i vdekur për shkaqe natyrale një person rreth të 30-ve, ende i paidentifikuar.

Në këto ditë të ftohta, në qytetin e Durrësit nuk është ngritur ende ndonjë strehë e përkohshme për të pastrehët.

Deklarata e policise
Durrës, më 07.01.2017.

Më datë 07.01.2017, rreth orës 07:30, në lagjen Nr.17, është gjetur i vdekur shtetasi A.S. 38 vjeç, banues në Durrës.

Nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.

Pasi është identifikuar ne listën e personave pa banesë, shtetasi i mësipërm është kërkuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga Specialistët e Zonës dhe Shërbimet e Rendit për ta sistemuar në ambjentet e Policisë, por nuk është mundur të gjendet.

Nga hetimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here