Shënohet viktima e parë e motit të acartë në Kosovë

Acari shënon viktimën e parë në rajonin e Prizrenit. Kështu ka bërë të ditur policia rajonale.

“Në rrethana të pa njohura, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar”.

Sipas informative nga policia , për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka qenë person i pa strehë dhe me aftësi të kufizuara mendore.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Nuk raportohet për të dyshuar”, shkruan në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha ka bërë të ditur se viktima është hasur nga një patrullë e policisë dje në mëngjes, afër një pompe karburantesh, në fshatin Landovicë. Viktima është 53 vjeqari A. Osaj.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Plan për vrasje politike/ Zbulohet lista e zezë me ministra, deputetë e gazetarë në Kosovë e Maqedoni

Ministra, deputetë, politikanë e gazetarë, madje edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ...