Vetëvritet në burg, e ëma: E dua të gjallë, s’e kam rritur me hashash

Aktualitet

Nëna e 22-vjeçarit Estref Halili përmes lotësh thotë se i ka rritur fëmijët me ndershmëri, në gjendje të keqe ekonomike dhe se djalin nuk e ka kriminel.

‘’Çfarë bëri djali im! I kam rritur me duar. Në çfarë gjendje jam unë. Nuk kam shitur as hashash, as drogë. Fëmija u gënjye dhe piu një cigare. Pi e gjithë e bota. Unë nga shteti dua djalin gjallë. Ma morën të gjallë, e dua të gjallë. Me zor e kam rritur. Nuk e kam rritur me hashash. Pyesni çfarë familje jemi ne. ‘’- shprehet e ëma.

I riu u vetëvra në burgun e Rrogozhinës mbrëmjen e shkuar. Shokët e tij e gjetën thuajse pa jetë banjon e qelisë, të vetëvarur me xhaketën.

ME TE LEXUARAT