Vetëvritet 22- vjeçari, reagon Drejtoria e Burgjeve: Nuk ishte në depresion, ja si e gjeti gardiani

Drejtoria e Burgjeve reagon pas vetëvrasjes së 22-vjeçarit në tualetin e burgut të Rrogozhinës. Ai thotë se i riu nuk kishte shfaqur shenja depresioni as tek personeli dhe as tek shokët.
“Po hetojmë për vdekjen e 22 vjecarit. Estrefi nuk kishte shenja depresioni. Ai hyri në tualet dhe u vonua, gardiani e gjeti të varur. Tentuan ta mbanin në jetë por s’mundën. Estrefi në 26 dhjetor u fut në paraburgim. Bisedonte me shokët për dënimin”, thuhet në sqarimin e Drejtorisë së Burgjeve.

Më herët i ati i Estrefit, Ardian Halili, tha se djali i tij e ka bërë këtë akt ekstrem “për shkak të ngarkesës psikologjike”.

“Estrefi nuk e ka mbushur vitin që doli nga burgu. U kap me 3 gramë hashash që po e pinin shokët e tij. Mori përsipër veprën penale dhe e dënuan me 3 vjet burg. U lirua në shkurt por u kap sërish në 22 dhjetor për një cigare hashash. Më datë 27 e dërguan në Rrogozhinë. E arrestuan për të dytën herë për një cigare hashash. Të tjerët që trafikojnë drogë me kamionë shëtisin të lirë, ndërsa ai…Para 4 ditësh, kur e takoi djali i madh ai rrinte i heshtur”, tha i ati,

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Shkodrani me makinë me xhama të zinj tenton të korruptojë policin

Një 24-vjeçar nga Shkodra, qe po udhëtonte me makinë me xhama të ...