U kap 4 ditë para Vitit të Ri, kush ishte 22 vjeçari i vetëvarur në burgun e Rrogozhinës

Zbardhen detaje të reja nga vetëvrasja që një 22 vjeçar bëri në burgun e Rrogozhinës mbrëmjen e sotme.
Mësohet se viktima është Estref Halili, 22 vjeç nga Kolonja e Lushnjës, i cili u gjet nga shokët e dhomës, i vetëvarur në tualetin e burgut.

Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Rrogozhinës, por vdiq 15 minuta pas mbërritjes atje. Nga të dhënat e para bëhe e ditur se 22 vjeçari ndodhej në qeli pasi më 26 Dhjetor të këtij viti në makinën e tij iu gjet nga policia një thikë dhe një dozë kanabis.

Për momentin, shkaqet e vendimit ekstrem janë ende të panjohura, ndërkohë që policia është duke bërë hetime në vendngjarje për zbardhjen e saj.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kontrolli në banesë, arrestohet 34-vjecari, ja ku e kishte fshehur drogën

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi në banesën e ...