Kujdes! Nëse bëni këtë veprim, iPhone mund të bllokohet përgjithmonë

Teknologji

Nëse ia vendosni datën iPhone-it apo iPad-it tuaj në 1 janar 1970, ose t’i mashtroni miqtë tuaj për ta bërë këtë, ju do ta bllokoni iPhone-in dhe nuk ka kush që ta zhbllokojë atë më.

Ky bllokim që ndodh me vendosjen e kësaj date të caktuar në cilësimet e celularit tuaj të Apple, bën që iPhone-i pas fikjes të mos mund të ndizet më.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Faktikisht, iPhone do të ndizet deri tek shfaqja e logos së Apple, por do të mbetet aty dhe nuk do të mund ta zhbllokoni atë edhe nëse e fusni në PC ose laptop, shkruan Express.

Ky bllokim ndikon në iPhone, iPad dhe iPad Touch që kanë procesorë 64-bit dhe që veprojnë me iOS 8, 9 ose 10, duke përfshirë iPhone 5S ose më të ri.

ME TE LEXUARAT