Vendimi zyrtar/ Epidemia gripale: Çerdhet, kopshtet e shkollat të mbyllura deri në 14 janar

46
Kliko per me shume info

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë urdhërin nisur nga epidemia gripale që ka përfshirë Shqipërinë dhe rreziku që mund të sjellë tek nxënësit, se shkolla do të rinisë me datën 16 janar.

“Me qëllim kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit të gripit në vend për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive që kanë impakt në shëndetin e saj, Ministri i Shëndetësisë, në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 7, pika 4 (masa të veçanta) të Ligjit 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, ka urdhëruar sot më datë 07.01.2017, mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe institucioneve të arsimit parauniversitar dhe universitar në datat 9, 10, 11, 12, 13 dhe 14 janar 2017.”, deklaron MSH.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here