Vendimi/ Rama lë pushim edhe prindërit për t’u kujdesur për fëmijët

Kliko per me shume info

Kryeministri Rama jep pushime edhe për administratën shtetërore. Sipas vendimit të këshillit të ministrave të marrë sot, prindërit kujdestarë të fëmijëve të mitur që punojnë në administratë do të jenë pushim deri më 14 janar 2017.
Po sot Ministria e Shëndetësisë vendosi të shtyjë hapjen e të gjitha institucioneve arsimore në vend për shkak të situatës nga epidemia gripale.

VENDIMI I QEVERISË
VENDIM PËR CAKTIMIN E DATAVE 9 DERI 14 JANAR 2017, DITË PUSHIMI PËR PRINDIN KUJDESTAR TË FËMIJËVE TË MITUR
Në mbështetje të neneve 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Caktimin e datave 9 deri 14 janar 2017, ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve, që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

Kliko per me shume info

2. Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në vijim të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, si pasojë e motit të ftohtë, jo të zakonshëm, që pritet të vijë dhe të gjendjes gripale në vend, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1, të këtij vendimi.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here