Veliaj dhuron çekun e dy bebeve të para: Viti 2017 i begatë për Tiranën

Kliko per me shume info

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhuron çekun e bebes për dy fëmijët e parë të lindur në kryeqytet.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Veliaj, ishte sot i pranishëm në spitalet universitare Obstetriko- ­ Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”, ku u dorëzoi çekun e bebes prindërve të fëmijëve.

Kliko per me shume info

Veliaj u shpreh se kjo është një mënyrë për t’i uruar mirëseardhjen qytetarëve më të rinj. “Viti 2017 nisi i begatë për kryeqytetin, ku në sekondat e para pas mesnate, kanë lindur edhe dy fëmijët e parë, Deisi dhe Sotiri”, theksoi ai.

“Jam shumë i lumtur sot që jam me dy prindër të mrekullueshëm, që kanë bërë një superbebe sekondat e para të vitit. Ne kemi pasur me sa duket një vit të begatë, sepse në sekondat e para lindi Sotiri dhe Deisi. Në total, ka pasur 20 lindje në Tiranë. Do të thotë që ky do të jetë një vit i begatë për Tiranën”, u shpreh Veliaj.

Më tej, Veliaj theksoi se“Për ne është gjithmonë lumturi kur çifte të reja shtohen në Tiranë, kanë familjen e tyre, punën e tyre dhe unë dua që ky të jetë qytet i mundësive, duke filluar nga çeku i parë për Sotirin, tek mundësia për të shkuar në një çerdhe më të mirë, në një kopsht më të mirë e pastaj për t’u bërë superqytetar për Tiranën”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here