Vdes 10-vjeçarja, flet babai: Vajza piu verë me mua

48
Kliko per me shume info

Ngjarja e rëndë e pak orëve më parë në Tiranë, ku humbi jetën 10-vjeçarja, mendohet se ka pasur si shkak konsumimin e tepërt të alkoolit. Siç mësohet 10 vjeçarja mbrëmë kishte pirë verë, ndërkohë gjatë ditës së sotme kishte konsumuar edhe birrë. Babai i vajzë paraprakisht ka deklaruar se ka qenë prezent kur ajo ka pirë verë, madje e ka shoqëruar. “Mbrëmë duke festuar pimë të gjithë, vajza piu verë me mua”, mësohet të ketë thënë i ati i vajzës. Burimet tregojnë se minorenia sot ka qenë vetëm në shtëpi, që nga dreka deri në darkë, ndërkohë prindërit kur janë kthyer në shtëpi e kanë gjetur atë në gjendje shoku, e më pas ka ndërruar jetë. Ekspertiza ka nisur hetimet për zbulimin e plotë të ngjarjes.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here