Vdekja tragjike e 4-vjeçarit, e ëma hutohet pas celularit, fëmija mbytet në pishinë(Video)

Soft

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë, ku një 4-vjeçar është mbytur në pishinë pasi u harrua nga e ëma që merrej me smartphone-in. Gruaja, e kthyer me kurriz nga djali vetëm pak metra larg tij. Kjo ngjarje e rëndë është filmuar dhe është bërë virale.

Kamerat e sigurisë filmuar ngjarjen në pishinën e një rezorti në provincën Shaanxi. Në video duket qartë që e ëma është e fokusuar në celularin e saj, dhe djali ndërkohë në mënyrë dëshpëruese përpiqet të qëndrojë në sipërfaqe të ujit për t’i shpëtuar mbytjes.

Megjithatë as nëna e tij dhe as të pranishmit rreth e rrotull nuk e vënë re djalin që mbytet. Më pas e ëma pasi heq telefonin fillon të ecë në pishinë duke kërkuar djalin e saj por shkon në drejtim të gabuar. Në pamundësi për të dalluar të birin, ajo kërkon ndihmë tek stafi i rezortit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Iu desh atyre 30 minuta për të zbuluar trupin e vogëlushit në mes të pishinës. Ai kishte luftuar për 3 minuta para se të vdiste.

https://youtu.be/m1MBC-IzGSA

ME TE LEXUARAT