Vdekja e 22 vjeçarit në burg, shoku i tij: Ja arsyeja pse e bëri...mesazhi për drejtësinë

Aktualitet

Estref Halili, 22 vjeç, diten e djeshme u gjet nga shokët e dhomës, i vetëvarur në banjon e burgut të Rrogozhinës, të shumta janë dëshmitë për të dhe arsyet që e shtynë drejt vetëflijimit. Ndërsa i ati deklaroi që i biri ishte shumë i heshtur ditën e fundit kur vëllai shkoi ta takojë, çka e bën familjen të dyshoj se vuante nga depresioni, shoku i tij që jeton në Athinë konfirmon për BalkanWeb, se Estrefi ka vepruar nga turpi.

Ai thotë se e njihte si djalë shumë të mirë dhe të urtë, por që e kanë burgosur dy herë vetëm për një cigare hashash, ndërkohë siç thotë ai, të tjerët që trafikojnë kamiona me drogë nuk i gjen asgjë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ishte shumë djalë i mirë. Shteti i dënoi për një cigare hashashi, nga depresioni dhe besoj unë nga turpi që u fut për të dytën herë në burg u detyrua të varë veten me mesazhin që në vend të vihet drejtësia. Të mos kalben shqiptarët për një cigare hashash nëpër burgje, ndqërsa të tjerët çojnë kamiona me drogë dhe dalin përsëri”..

Familja e 22-vjeçarit ka hapur sot dyert e mortit, ndërsa janë ende të paqartë pse djali i tyre vendosi të ikte kështu nga kjo botë. Mes lotësh nëna dhe motra e tij nuk mund të flasin shumë. Ajo thotë se djali i saj nuk merrej me trafik droge. Ndërsa i ati thotë se i biri nuk ishte trafikant, por vetëm përdorues, dhe shton ta ketë kryer këtë akt në gjendje të rënduar psikologjike

Familjarët kërkojnë që drejtësia të zbardhë sa më parë shkaqet që e shtynë të riun drejt vetëflijimit, pasi sipas tyre, Estrefi nuk kishte konflikte dhe ishte tip i urtë e i shoqërueshëm si dhe nuk kishte shfaqur asnjëherë probleme./ BallkanWeb

ME TE LEXUARAT