Vdekja e ambasadorit grek në Brazil, zbulohen detaje shokuese

Vdekja e ambasadorit grek në Brazil, Kyriakos Amoiridis ka zbuluar detaje të reja. Sot, mediat greke hedhin poshtë pistën e parë dhe shkruajnë se ambasadori u vra në shtëpinë e tij dhe më pas u transportua me makinën e vrasësit.
Kamerat e sigurise kanë regjistruar momentin kur i dashuri i gruas së tij Sergio Gomes së bashku me nipin Eduardo Moreira bëhen gati për të hyrë në banesë.

LEXO EDHE:  Studimi kinez zbulon “hilet” e Koresë së Veriut

Sipas autoriteteve braziliane, ata kanë udhëtuar rreth 300 kilometra larg vendngjarjes për të zhdukur trupin, të cilin më pas e dogjën brenda makinës, ndërsa bashkëshortja e ambasadorit Francoise Oliveira, kishte marrë vajzën 10 vjeçare dhe ishte larguar për t’u kthyer në shtëpi pas krimit.

Kliko per me shume info

Gjatë marrjes në pyetje gruaja e ambasadorit grek Kyriakos Amoiridis, ka mohuar çdo përfshirje në vrasjen e ambasadorit grek në Brazil.

LEXO EDHE:  Hyri për të grabitur me thikë dyqanin, por nuk e kishte menduar kurrë atë që i ndodhi (VIDEO)

Sipas dëshmive, ajo ka thënë se fajtor për vrasjen e bashkëshortit ishte i dashuri i saj, i cili mori përsipër autorësinë duke thënë se e kishte kryer krimin në kushtet e vetëmbrojtjes.

Lidhja e tyre kishte nisur gjashtë muaj më parë kur Sergio kishte marrë detyrën si përgjegjës për sigurinë në shtëpinë e ambasadorit.

Ata krijuan një lidhje dashurie që e mbajtën të fshehtë deri një javë më parë kur krimi makabër nxori në dritë lidhjen e fshehtë mes tyre, shkruan “Daily Express”

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here