Nisen me valixhe me drogë në autobus drejt Gjermanisë, 3 në pranga

Tre persona u arrestuan nga policia në pikën e kalimit kufitar, në Muriqan. Në pranga kanë përfunduar: Edmond Mulgeci, 57 vjeç, banues në Tiranë dhe dy kosovarët Dugagjin Lyta, 48 vjeç; Ekrem Burovci, 34 vjeç.

Policia kufitare ka ushtruar kontroll në autobusin e linjës Kosovë-Gjermani, me targë 07 183 CE. Efektivët kishin marrë informacione, ndaj urdhëruar gjithë pasagjerët të zbrisnin në tokë çantat e tyre.

Shofer i parë i autobusit ishte Ekrem Burovcim shoferi i dytë Dugagjin Lyta, dhe menaxher Edmond Mulgeci.

Gjatë kontrollit të çantave janë gjetur dy prej tyre pa pronar, ku brenda të cilave u gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale 20 kg kanabis.

Në këtë pikë kufitare janë bllokuar qindra kg kanabis, ndërsa qëllimi i vetëm i trafikantëve ka qenë nxjerrja e lëndës narkotike jashtë Shqipërisë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Amnistia/ Falen taksat dhe kamatat për 140 mijë makina, ja kategoritë që përfitojnë

Rreth 140 mijë pronarë mjetesh do të përfitojnë falje të plotë ose ...