FOTO/ “Vaksina kineze antigrip e shpërndarë në vend, me cilësi të dyshimtë”

Kjo që shihni në foto është vaksina antigrip e shpërndarë ditët e fundit në qendrat shëndetësore në gjithë vendin, me target grup, të sëmuret kronikë dhe personat më të rrezikuar.

Bardh Spahia nga departamenti i Emigracionit në PD ka denoncuar këtë skandal duke u shprehur se ndikon direkt në jetën e qytetarëve shqiptarë në një kohë kur epidemia e gripit siç po deklarohet ka marrë përmasa të mëdha.

“Siç shihet, shpjegon Spahia, – është prodhim kinez, pa asnjë fletë-udhëzues në shqip, në kundërshtim të hapur me ligjin për barnat ku specifikohet qartë detyrimi që çdo bar që hyn në Shqipëri të ketë fletë-udhëzimin në shqip.

Sikur të mos mjaftonte fakti që ky vaksinim po kryhet jashtë çdo afati, pasi periudha e duhur për vaksinimin kundër gripit është tetor – nëntor, tani pacientëve shqiptarë u duhet të përballen dhe me këtë produkt me cilësi e origjinë të dyshimtë.  Kjo është “shëndetësia falas” e Ilir Beqjes dhe Edi Ramës,” e përfundon konkluzionin e tij, kordinatori i PD-së.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Naftëtarët në Fier në protestë kundër transferimit në Ballsh

Një protestë është nisur sërish nga punëtorët e e rafinerisë së naftës ...