‘’Kam diplomë, por nuk kam punë’’, vajza nga Dibra tenton të vrasë veten(Foto)

9
Kliko per me shume info

Viti 2017 nis mbrapsht për një vajzë nga Dibra. 20 vjeçarja ka shkruar në redaksinë e JOQ duke rrëfyer se po mendon seriozisht të bëjë vetëvrasje pasi i është kthyer jeta në ferr e jo vetëm që nuk po e gëzon aspak ndërrimi i viteve, por të gjitha shpresat i janë shuar.
Halli që shoqëron këtë vajzë është ai i mungesës së një mundësie për të punuar, edhe pse është shkolluar dhe ka mbaruar arsimin e lartë, e diplomuar në degën e ekonomisë, megjithese mosha me mbarimin shkolles se larte sikur nuk rakordojne, pasi eshte vetem 20 vjeçe.
Ajo tregon se nuk ka pasur asnjëherë mundësi punësimi, për shkak të politizimit të vendit të punës dhe se nuk merr as guximin për tu larguar nga fshati i saj në Dibër, pasi prindërit e kanë për turp që tu ikë vajza nga shtëpia. E reja kërkon ndihmë tek të gjithë si dhe një mendim për të dalë nga kjo situatë ku ndodhet.
“Përshëndetje JOQ. Mora guximin t’ju shkruaj se vërtetë jam në hall dhe dua mendimin e fansave këtu. Jam mbi 20 vjeçe dhe jam pa punë dhe pse kam mbaruar universitetin, por siç e dimë të gjithë, politika na mori më qafe të gjithëve.
Mjafton të ngresh pak zërin kundër sistemit dhe me kaq quhesh i politizuar dhe nuk ke të drejtë pune. Jetoj në një qytet verior të Shqipërisë, në Dibër dhe fanatizmi na la pas në kohë. Prindërit e m’i nuk pranojnë të lëviz që këtu për tu punësuar diku sepse është ‘turp’ për ta.
Opinioni i dënon rëndë dhe më të lehtë e kanë që vajza të kaloje në depresion si pasojë e papunësisë dhe mbylljes në shtëpi, sesa të dëgjojnë thumba nga plakat e fshatit. Po me behet jeta ferr, aq sa gjeja e pare qe e mendoj eshte vetevrasja. Me jepni nje zgjidhje ju lutem c’te bej”.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here