Ushtron dhunë mbi të dashurën dhe plagos dy policë, arrestohet shqiptari në Gjermani

Policia gjermane ka arrestuar një të ri nga Kosova pasi ka dhunuar të dashurën e tij dhe 2 policë. Kjo ngjarje mësohet se ka ndodhur të hënën, në stacionin hekurudhor Langebrücken, kur  i riu 19-vjeçar  ka rrahur të dashurën e tij 18 vjeçare. Por kur dy policë ndërhyjnë për ta shpëtuar vajzën, ai i ka goditur duke i plagosur.
Disa dëshmitare kishin parë rreth orës 10.35 se si i riu kishte goditur me grushte vajzën e re, pastaj i kishte marrë këpucët dhe i kishte hedhur mbi shina. Ndërsa kur policët mbërritën për t’i ardhur në ndihmë vajzës nga dhuna e partnerit të saj, 19-vjeçari ishte bërë më agresiv kundrejt tyre.
Pasi e kanë vendosur me pranga, ai u ishte drejtuar policëve me sharje e ofendime të rënda dhe kishte bërë rezistencë të madhe. Pas përforcimeve, policët mundën ta neutralizojnë të riun dhe ta çojnë në stacionin policor.
Krahas vajzës, e cila u desh të dërgohej për trajtim në spital, edhe 2 policët pësuan lëndime aq të rënda sa u desh ta ndërpritnin shërbimin për atë ditë dhe të merrnin trajtim mjekësor.

LEXO EDHE:  Ky është babai i 4 fëmijëve që u vra gjatë grabitjes në Kamëz

Shqiptari nga Kosova ka pasur dhe më herët probleme me policinë, ndërsa pritet të merret në pyetje.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here