Ushtari bie pa ndjenja përpara Obamës gjatë ceremonisë së tij të lamtumirës

Një anëtar i Ushtrisë Amerikane në mënyrë dramatike ra pa ndjenja në tokë përpara Presidentit ende në detyrë Barack Obama gjatë ceremonisë së tij të lamtumirës me shërbimet e armatosura.

Anëtari i gardës u fotografua i shtrirë në dysheme pranë ushtarëve të tjerë në Virxhinia ditën e djeshme. Ushtarit besohet t’i kenë rënë të fikët teksa Obama jepte përshëndetjet e fundit në Bazën Myer-Henderson para sa të largohej nga detyra.

Obama falënderoi personelin ushtarak për shërbimin dhe sakrificën e tyre. Ai tha se “nuk ka pasur nder dhe privilegj më të madh se sa të shërbente si komandant i forcave ushtarake”.

Janë ende të paqarta arsyet se pse u rrëzua, por nuk është e pazakontë që ushtarët rrëzohen gjatë ceremonive për shkak të përqëndrimit të tyre të madh për orë të tëra.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Të shtëna me armë zjarri në Monte Karlo, grabitje spektakolare e “gjigandit” të bizhuterive

Të shtëna armësh janë degjuar sot nga turistët në rrugët e Monte ...