Pesë ushqimet që rrisin imunitetin në dimër

32
Kliko per me shume info

Frutat dhe perimet e freskëta janë më pak në dispozicion gjatë dimrit, prandaj ndonjëherë duhet të jemi kreativ në sigurimin e trupit me vitamina, minerale dhe materiet e tjera ushqyesve.

Përveç frutave agrume, në forcimin e sistemit imunitar mund të shërbejnë edhe këto ushqime dhe pije.

Kliko per me shume info

Kefiri

Ky produkt i qumështit të fermentuar përmban oligosaharide, një lloj i karbohidrateve komplekse që ushqejnë bakteret e dobishme në stomak dhe forcojnë imunitetin. Kefirin mbajeni në një vend të ftohtë, sepse kulturat active janë të ndjeshme ndaj temperaturave të larta.

Lakra turshi

Lakra turshi është një nga burimet kryesore të vitaminës C në kohën e dimrit. Duke pasur parasysh që bëhet gjatë procesit të fermentimit, është plot me baktere të shëndetshme që mbajnë shëndetin e stomakut dhe mbrojnë trupin nga sëmundjet.

Artiçoka

Artiçokat janë zëvendësim i shkëlqyeshëm për probiotikët. Ato përmbajnë substanca ushqyese të patretshme që i ushqejnë bakteret e dobishme në traktin digjestiv dhe forcojnë shëndetin e mirë të organizmit.

Bananet

Bananet janë një burim i shkëlqyer i kaliumit dhe magnezit. Këto minerale janë jashtëzakonisht të rëndësishme për organizmin në një gjendje stresi, dërmimi dhe lodhje, dhe prandaj janë aleatë të shkëlqyer në forcimin e sistemit imunitar gjatë dimrit.

Çaji nga kombuha

Çaji nga këpurdhat që janë të pasura me vitamina B, jep energjinë shumë të nevojshme në muajt e dimrit, dhe është një alternativë e shkëlqyer e pijeve të gazuara. Mbani në mend që pirja e këtij lëngu të moderuar acidik nuk rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e lukthit, sepse mund të irritojë mukozën.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here