Aksidenti me 2 të vdekur në Fier, banorët: Do kishin shpëtuar po të ishin barrierat

23
Kliko per me shume info

Banorët e fshatit Shën Pjetër në Fier japin alarmin për mungesën e barrierave mbrojtëse në vendin ku një ditë më parë u shënua një aksident me dy të vdekur.

Banorët shprehen se mungesa e barrierave në këtë urë rrezikon jetë njerëzish, dhe shtojnë se nëse ato do të ishin të vendosura aksidenti i ndodhur një ditë më parë sdo të kishte viktima.

Kliko per me shume info

Ura në segmentin Hoxharë e Re-Fier ku mbrëmjen e së hënës humbën jetën dy persona e u plagos një tjetër prej kohësh cilësohet si ura e vdekjes për banorët e fshatit Shën Pjetër dhe të zonave përreth.

Edhe pse barrierat mbrojtëse janë vendosur disa kohë më parë ato janë dëmtuar dhe vjedhur, duke e kthyer këtë urë në një pikë të rrezikshme për qarkullimin e banorëve, por edhe të turistëve të shumtë që frekuentojnë fshatrat bregdetarë të Fierit. Banorët rrëfejnë se ky aksident nuk është i pari.

Emiliano Goxhaj dhe Silvana Alushaj humbën jetën pasi automjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonin doli jashtë rrugë dhe ra në kanalin poshtë urës. I plagosur ka mbetur edhe pasagjeri Hazis Hilaj, 35 vjeç. Gjithçka nisi si në shëtitje turistike e të treve dhe përfundoi në mënyrë tragjike.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here