Update/ Rinisin fluturimet nga Rinasi

Autoriteti i Aviacionit Civil njofton se rinisin normalisht fluturimet në aeroportin Nënë Tereza, pas disa orësh ndërprerje.
Moti i acartë në Tiranë shfaqi probleme në aeroportin e Rinasit, duke sjellë kështu edhe anulimin e disa fluturimeve si në vajtje, ashtu edhe në ardhje.
Në faqen online të aeroportit Nënë Tereza u njoftua anulimi i fluturimit të programuar për në 04:15 të së enjtes nga Tirana për në Beograd dhe është shtyrë për një orar tjetër fluturimi nga Tirana në Romë i programuar për në orën 05:40.
Po ashtu njoftohet edhe anulimi i fluturimit nga Beogradi për në Tiranë, i programuar për në orën 01:35.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tenton tu japë rryshfet policëve, arrestohet shoferi i trajlerit në Peqin

Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi tentoi ti jepte para punonjësit të ...